FETO avullon miliarda dollarë në SHBA

0
1
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2016-01-13 09:17:07Z

Herë-herë flitet për vjedhjet dhe mashtrimet e shumta që organizata terroriste FETO ka kryer gjatë veprimit të saj në Turqi, duke u mbrojtur nën petkun e arsimit, ku një rast i dyshimtë i ngjashëm me këtë ishte edhe gjetja e mbi 6 milionë Eurove në llogaritë e të një nga ‘mësuesve’ të arrestuar në Kosovë dhe më pas të ekstraduar në Turqi.

Kohët e fundit po dalin fakte të reja tronditëse të cilat tregojnë se si kjo organizatë vjedh fonde të ndryshme të mbledhura përmes mashtrimeve të individëve dhe shteteve. Rasti më i fundit doli në pah nga një raport i shtetit Amerikan për fondet e dhëna nga ky i fundit në drejtim të organizatave jofitimprurëse në fushën e arsimit.

Pa dyshim që një nga 14 shoqatat më të rëndësishme që marrin pjesë nga pasta e fondeve të shtetit Amerikan për arsimin është edhe Netëork for Public Education Në raportin prej 35 faqesh me titull ‘të flesh në timon’ i cili përgatitet çdo vit dhe është vendimtar për ndarjen e fondeve vjetore në mbështetjen e arsimit privat, ky fondacion akuzohet se ka kryer çdo lloj shkeljeje ligjore për të përfituar më shumë para nga fondi i shtetit. Miliarda dollarë të avulluara…

Në raport thuhet se Shteti Amerikan vitin e kaluar ka ndarë 4 miliardë dollarë fonde për shkollat të cilat kanë kontratë me shtetin. Në raport thuhet se një miliard dollarë nga kjo shumë ka avulluar dhe nuk dihet se ku është përdorur. Madje raporti nxjerr në pah se kjo para është përdorur jashtë fushës së arsimit. Në raport thuhet gjithashtu se disa nga shkollat që kanë përfituar fondin nuk janë hapur kurrë, ndërsa disa të tjera janë mbyllur menjëherë pasi kanë përfituar ndihmën. Nga ana tjetër dhjetëra raporte të Departamentit Amerikan të Arsimit ngrenë alarmin për shkeljet fiskale të drejtuesve të shkollave të FETO-s në SHBA. Ndërsa një nga detajet që pikas më shumë dhe që gjendet në të gjitha raportet e auditit është se sa më shumë fonde janë dhënë aq më shumë është ulur cilësia e arsimit në to. Sipas gazetës turke Akşam më shumë se 200 shkolla të FETO-s kanë marrë qindra miliona euro secila. Gazeta shkruan se në mesin e shkollave të cilat kanë përfituar fonde dhe i kanë përdorur ato për qëllime të tjera dhe joarsimore janë edhe shkolla si; Akademia e Shkencave Sonoran, Akademia e Shkencave Fulton, Mangolia, Harmony dhe Horizon.

Marrë nga gazeta turke, Takvim

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here