FETO-shave ju ngec në fyt intriga e radhës, ja ç’thotë Hakan Shukur për punën si taksist

0
2

Mesa duket përpjekja për intrigën e radhës përmes së cilës u përhapën lajme se gjoja ish ylli i futbollit turk me origjinë shqiptare, Hakan Shukur, jetonte në mjerim dhe ishte detyruar të punonte si taksist, ju mbeti në fyt dashakeqësve që u bënë burim për këtë informacion.

Në shumë lajme, burimi i së cilave duket se kishte dalë nga media të afërta me lëvizjen terroriste FETO, thuhej se një yll që dikur fitonte shumë, përfundoi si një shofer ‘uber-i’ (taksist).

Por në fakt e vërteta qëndron krejtësisht ndryshe. Hakan Shukur jo vetëm që nuk bën punën e taksistit, por zotëron një jetë luksoze në Amerikë. Mediat turke shkruan gjatë e gjerë për këtë fakt dhe në fund edhe vetë Hakan Shukur e pranoi këtë realitet.

Përmes një tjetër videoje ai thotë se është keqkuptuar. Ai tregon që vërtetë në disa raste duke përdorur licencën e një miku të tij ka punuar si taksist, por se këtë e ka bërë për qejf, për të mësuar anglishten dhe kulturën vendëse.

Madje Hakan Shukur nuk nguron ta realizojë videon ku shprehet haptazi në një nga ambientet e shtëpisë së tij, ku duket qartë që mjerimi i përshkruar nga gazetarët mjeranë nuk është aspak i vërtetë. Përkundrazi vihet re luksi dhe orenditë që nuk mund të zotërohen nga një familje e varfër…

Konkretisht Shukur, pasi u arratis nga Turqia drejt SHBA-së, u filmua nga kamerat e AA-së (Anadolu Agency) në vitin 2018 në rajonin e Kalifornisë. Në atë periudhë u konstatua nga burime publike se vlera e shtëpisë ku banonte sipas vlerësimit imobiliar arrinte në 3 milion dollarë, si dhe se qiraja mujore që paguante Shukur nuk ishte as më pak e as më shumë se 6 mijë e 850 dollarë. Një argument ky që mjafton i vetëm të tregojë qartë se ka një vullnet të fshehtë për të shtrembëruar realitetin dhe për të krijuar një perceptim se anëtarët e lëvizjes terroriste FETO vazhdojnë jetën në kushte të mjerueshme në shtetet ku edhe janë arratisur.

Ashtu siç thotë populli, vërtet që gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Sot apo nesër, me siguri e vërteta del në shesh.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here