Një abonente nga Fieri kishte hequr metësin duke e fshehur atë, veprim i cili është konstatuar nga grupet e OSHEE, të cilët e kallëzuan atë në Polici.
Aksionet për vjedhjen e energjisë vijojnë normalisht, ku në Fier, p.sh., janë konstatuar disa raste. Aksione të përqendruara ka patur edhe në zonën e Librazhdit.
Konkretisht në Fier, abonentja Bajame G., ka zhdukur matësin e energjisë dhe për këtë arsye u denoncua.
Të tjera raste si: Qemal K., nuk kishte kontrate dhe u gjet i lidhur me energji, duke mos patur as matës; Çobo B., procedim për rilidhje të paligjshme; si dhe Lulzim T., u kap në flagrancë duke vjedhur energjinë elektrike.
Po nga Fieri regjistrohet një incident, ku për shkak të detyrës goditet elektricisti Indrit M. Punonjësi ka asistuar në kontrollet e natës per vjedhjen e energjisë nga abonentët, në fshatin Radostinë.
Në Librazhd, zonë nën administrim nga Drejtoria Rajonale OSHEE Elbasan, janë zbuluar raste të vjedhjes së energjisë elektrike, ku konkretisht:
Ilmi B., Altin S., Gentian S., dhe Alil A., u kapën me rilidhje të paligjshme të energjisë. Policia, në vendngjarje, kreu veprimet, kurse materialet i kaluan prokurorisë.