Fifi mes lotësh vendos që të largohet nga Big Brother: Kjo eksperiencë s’po më bën mirë, kam nevojë të dal jashtë

0

Pas ngjarjeve të fundit në Big Brother Vip, Fifi ka vendosur të largohet nga shtëpia. Pak minuta më parë ajo ka njoftuar banorët e tjerë për vendimin e saj.

“Kam nevoj të dal, të marr frymë, nuk po marr dot frymë këtu brenda. Kam kuptuar që kjo eksperiencë nuk po ndikon mirë tek unë, në shëndetin tim”- ka thënë ajo teksa njoftonte banorët për largimin e saj.

Mes lotësh Fifi ka përqafuar të gjithë banorët, me shumë prej të cilëve kishte krijuar një lidhje mjaft të fortë këto 50 ditë.

Fifi është shprehur se ka pasur biseda dhe me psikologët së fundmi, dhe ky ishte vendimi që ajo mori për të mirën e vetes. Ajo do të largohet sot nga shtëpia e Big Brother Vip.

Do të jemi në pritje të projekteve të saj unike.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here