Fifi nuk është vetëm, Flori i shkund të gjithë: Fifula e mirë, ti s’ke lidhje me helmin brenda njerëzve

0

Fifi u bë qendra e spektaklit të shkuar në Big Brother, pasi humbi ndjenjat në mes të diskutimit. Teksa video bëri xhiron e rrjetit pati nga ata që folën kundër saj, por më shumë që e mbrojtën.

Flori, kolegu dhe miku i saj është pjesë e atyre që e mbështetën publikisht dhe për ta bërë zgjodhi pak nga kënga e tyre që akoma s’e ka parë dritën e publikimit.

Artisti shkroi: “E dua zërin tënd. Dedikuar atyre me të cilët jeta nuk u tregua e drejtë, duke iu mohuar fjalët, dëgjimin, por jo ndjenjat. Nuk jemi dot perfektë dhe po të mundemi s’do jemi dot kurrë”.

Më tej, me një video nga momentet e Fifit në Big Brother, Flori zbuloi nofkën me të cilën e thërret e shumë më tepër. “E mira Fifula që sot më shumë se kurrë të gjithë po flasin për ty edhe pse ti ske lidhje me helmin brenda tyre! Të kryqezuan se interneti u jep mundesinë të ndihen superior , të mënçur, madje dhe Artistë! Taksirat shpirt, këtu u rritëm e këtu jetojmë, këtu në vendin tim e në vendin tënd ku unë e ti gabojmë e atyre iu “dhemb”
Një këngë krijuar nga ty @fifi.official.fr aty në atë shtëpi, që në çdo rast do të jetë e perkohëshme”, mbyll fjalën ai.
Postimi i Florit ka pasur një numër të lartë mbështetësish dhe komentesh pozitive./revistawho.com

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here