Financimi i partive politike, Celibashi pret ish-ministren e Drejtësisë së Finlandës

0

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi zhvilloi sot një takim me ish-ministren e Drejtësisë së Finlandës, Tuija Brax, sot drejtore e Qendrës për Sundimin e Ligjit, në Universitetin e Helsinkit.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi mbi piketat e projektit për monitorimin dhe raportimin e financimit të partive politike, planet e KQZ-së për një platformë transparente digjitale ndërveprimi të partive politike, monitoruesve dhe ekspertëve, bëri të ditur KQZ.

Në takim ishin të pranishëm gjithashtu, Kimmo Nuotio, profesor dhe drejtor i Institutit të Kriminologjisë dhe Politikës Ligjore, Universiteti i Helsinkit, Niklas Ilhelmsson, drejtuesi i i Departamentit për Demokraci dhe të Drejtën Publike, Demokraci dhe Zgjedhje në Ministrinë e Drejtësisë së Finlandës, Suvi Turunen, koordinatore e Projekteve në Qendrën për Sundimin e Ligjit, si dhe Sam van der Staak, Drejtues i Programit Rajonal të Evropës në International IDEA./ATSH

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here