Fitoi vendin e dytë si “Aktorja më e bukur”, reagon Hande Erçel

0

Aktorja turke Hande Erçel të cilën e ndjekim në TV Klan në serialin “Dashuria është në ajër”, u zgjodh si një nga aktoret më të bukura të moshës 28-30 nga platforma më e madhe për filmat dhe serialet IMDB. Hande ishte renditur në vendin e dytë ndërsa në të parin aktorja amerikane Kate Upton. Së fundmi Hande së bashku me partnerin e saj, Kerem Bursin ishin të ftuar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Ayakli Gazete Odul”. Menjëherë gazetarët e pyetën aktoren sesi ndihet që është vlerësuar si një nga aktoret më të bukura. “Bukuria është koncept relativ, do ishte e çuditshme të thoja diçka”, -u shpreh Hande.

 

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here