Fiton për të 4-ën herë radhazi zgjedhjet, deklarata e parë e Angela Merkel

0

merkel-6-1-300x200

Kancelarja Angela Merkel e cila sipas sondazheve të fundit fitoi mandatin e katërt për të qeverisur vendin ka folur para popullit gjerman. Merkel tha se priste rezultat më të mirë, ndërsa sa i përket hyrjes në Budestag të partisë nacionaliste, Merkel u shpreh se është shqetësim i madh.

“CDU/CSU është partia më e madhe dhe do të formojë qeverinë. Fushata zgjedhore është drejtuar mjaft mirë. Do flasim me partnerët tanë për të bërë më të mirën. Është një shqetësim i madh për popullin gjerman emigracioni dhe siguria, për të cilat do diskutojmë gjatë ditëve dhe javëve ne vijim.

Kemi përgjegjësi të shumta por do flasim me partnerët tanë për të bërë më të mirën e mundshme. Fushata zgedhore është drejtuar mjaft mirë”, shtoi ajo.

Sipas exit polleve deri tani në Bundestagun gjerman futen 6 parti politike.

Rezultatet

CDU/CSU 32.7 %

SPD 20.2%

Partia e Gjelbër 9.4%

AFD 13.4%

Të majtët 8.9 %

Liberalët 10.5 %

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here