Fleckenstein: Asnjë kusht shtesë për Shqipërinë,negociatat hapen në 2018

0

 
 

Raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein pas vizitës në Shqipëri përmes një statusi në Facebook ka përmbledhur mesazhin që dha në Tiranë me zyrtarët më të lartë të shtetit.

Asnjë kusht shtesë! Ky ishte mesazhi im, të cilin e lashë kur vizitova Shqipërinë si raportues për Parlamentin Evropian.

Në diskutimet me presidentin e Republikës, me kryetarin e parlamentit, me kryetarët e grupeve politike dhe ministrat për çështjet e Brendshme dhe Drejtësinë, si dhe me ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së.

Nëse reformat në vend vazhdojnë, negociatat e pranimit duhet të hapen në gjysmën e parë të vitit 2018.

Njerëzit në Shqipëri shpresojnë për të dhe e meritojnë atë. Hapja e negociatave fillon një proces shumë-vjetor të afrimit.

Kohëzgjatja e negociatave varet nga zbatimi i shumë reformave, por njerëzit do të shohin: ne në BE duam të bëjmë përparim” shprehet ai.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here