Florian Binaj: Ja pse doja të ikja nga “Portokallia”

0

Largimi i Florian Binaj nga “Portokallia” ka shkaktuar polemika të shumta edhe mes kolegëve, ndërsa nuk janë të paktë ata që kanë akuzuar regjisorin Altin Basha si shkaktar të këtij largimi.

Në një intervistë në Skype me emisionin “Wake Up”, Binaj komentoi largimin me një thënie të vjetër.

Ai u shpreh:

“Përse bëhet lufta? Për paqe”.

Në këtë mënyrë na shtyn të mendojmë se gjithçka ka ndodhur për të arritur më të mirën. U tha se largimi i tij do të ndodhte si pasojë e një mosmarrëveshjeje me produksionin në lidhje me kontratën, por duke qenë se do vazhdojmë ta shohim të dielave në Top Channel, duket u arrit një gjuhë e përbashkët sigurisht në favor të Florit.

Më tej Flori tha:

Jo gjithmonë i njëjti personazh do jetë i njëjti nga fillimi në fund, sepse kështu ka më shumë larmi. Puna jonë është një punë shumë e ndyrë. Procesi i të menduarit dhe prodhuarit nuk mbaron asnjëherë. Ti mbaron sezonin, por truri vazhdon të prodhojë vazhdimisht”.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here