Flutura Açka në vështirësi shëndetësore, detaji që “paparazzi” kapi teksa shkonte në Kuvend

0

Si në letërsi ashtu edhe në politikë Flutura Açka është shumë aktive. Deputetja e Partisë Demokratike është përfshirë edhe në debatet e fundit brenda selisë blu.

Por duket se gjithë angazhimin e saj politik ajo po e kalon në vështirë shëndetësore. Kjo nuk është hera e parë që Flutura Açka shfaqet me bastun në Parlament.

Edhe më herët ajo u shfaq në vështirësi, teksa mbahej me një bastun. Ajo që u mendua si një vështirësi e momentit, tashmë është shndërruar në një rutinë për deputeten, e cila sërish ishte në seancë me bastunin, ku dhe mbështetej për të ecur.

Deri më tani, ajo nuk ka folur publikisht rreth problemit të saj shëndetësor, duke e fokusuar vëmendjen e mediave tek angazhimi i saj pranë PD-së./Panorama Plus

 

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here