Fondacioni Maarif organizon për herë të parë panairin dyditor të arsimit, pjesëmarrje e gjerë studentësh

0
2

Si nevojë për të përmirësuar dhe për të rritur nivelin e studentëve, fondacioni Maarif për herë të parë organizon panairin e arsimit ku në fokus kryesor është promovimi i universiteteve në Turqi për studentët të interesuar për t’u arsimuar jashtë vendit.

Panairi i arsimit, i mundësuar nga ambasada e Turqisë në Tiranë dhe me mbështetjen e bashkisë së Tiranës, u çel ditën e sotme në Muzeun Historik Kombëtar të Shqipëërisë ku të pranishëm ishin ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yöruk, ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes i Shqipërisë, Eduard Shalsi, zëvendës kryetari i Fondacionit Maarif, Osman Kabaktepe, përqafësues të ndryshëm të institucioneve arsimore dhe studentë të interesuar mbi këtë aktivitet.

Në fjalën e tij çelëse, Zv.kryetari i Fondacionit Maarif, Kabaktepe, theksoi objektivin e Fondacionit Maarif për të ofruar edukim cilësor që nga niveli parashkollor e deri tek arsimi i lartë.

Fondacioni Turk Maarif është bërë një markë globale duke zhvilluar partneritete në më shumë se 70 vende dhe zotërimin e shkollave në 32 vende të ndryshme. Me studentët që shkojnë nga niveli para-shkollor deri në arsimin e lartë, shkollat Maarif paraqesin një mjedis të gjallë akademik dhe shoqëror, i cili përpiqet të krijojë një kulturë të mirëkuptimit dhe respektit dhe të shfrytëzojë potencialin unik të çdo nxënësi”.

Në vijim, ambasadori turk në Shqipëri nënvizoi shansin e shkëlqyer për të mësuar më shumë rreth kulturës turke që po serviret nëpërmjet këtij aktiviteti.

“Edukimi midis vendeve tona është një fushë e mrekullueshme bashkëpunimi dhe ne po bëjmë një rritje në numrin e studentëve që vijnë nga Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit. Mësimi i gjuhës turke dhe zotërimi i plotë i gjuhës turke krijon një mundësi të madhe punësimi në Shqipëri për të rinjtë shqiptarë. Pse? Për shkak se ne kemi rreth 450 kompani turke që punojnë në Shqipëri në një gamë të gjerë sektorësh, nga bankat tek minierat, nga tekstilet tek aviacioni, energjia, infrastruktura dhe komunikimi”, tha Yöruk.

Ky panair do të vijojë edhe ditën e nesërme për të vijuar informimin e studentëe lidhur me universitetet dhe degët e ndryshme për të cilët këta të fundit interesohen.

Frekuenca.com

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here