Formacionet zyrtare: Argjentina e nis Kampionatin Botëror me sfidën ndaj Arabisë Saudite

0

Argjentina e nis rrugëtimin e saj në Kampionatin Botëror me duelin ndaj Arabisë Saudite në kuadër të Grupit C.

Ndeshja që fillon në ora 11:00, do të luhet në stadiumin “Lusail Iconic Stadium”.

Argjentinasit do të synojnë të marrin pikët e plota në këtë duel që cilësohen si favoritë në letër, për të lehtësuar më tej kalimin e fazës së grupeve.

Në anën tjetër, Arabia Saudite që cilësohet si autsajderer e grupit, do të tentojë të bëjë mrekullinë.

Formacionet zyrtare:

Argjentina: Martinez; Molina, Romero, Otamendi, Tagliafico; De Paul, Paredes, Papu Gomez; Messi, Lautaro Martinez, Di Maria.

Arabia Saudite: Alowais; Abdulhamid, Altambakti, Albulayhi, Alshahrani; Alfaraj, Kanno, Almalki; Albrikan, Alshehri, Aldawsari. /Telegrafi/

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here