19 C
Tirana
Sunday, September 20, 2020

Foshnja u gjend e vdekur pasi nëna e futi në lavatriçe, autoritetet hapin hetim për vrasje

0
1

Një foshnjë e porsalindur është gjetur e vdekur pasi nëna e vendosi në lavatriçe, duke bërë që autoritetet të hapin një hetim për vrasje. Parukierja Nadezhda Zavialova, 31 vjeç, lindi fëmijën e saj të katërt para kohe gjatë natës, thanë autoritetet ruse në një raport zyrtar.

Burri i saj Denisi lajmëroi ambulancën në mëngjes pasi pa gruan e tij të mbuluar me gjak, brenda shtëpisë së tyre në Talitsa, rajoni i Sverdlovsk. Një burim policie konfirmoi që foshnja ishte futur në lavatriçe, çka ka bërë që policia të dyshojë.

Nëna, e cila aktualisht është në spital, tha se fëmija i saj kishte lindur i vdekur. Ajo po përballet me akuza për vrasjen e fëmijës së saj të porsalindur që sipas nenit 106 të Kodit Penal Rus, mund të çojë deri në pesë vjet burg.

Nadezhda e cila është e njohur në qytetin e saj si një parukiere popullore u përshkrua nga miqtë si ‘nënë e mirë’.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here