Foto/ Hoteli që të mundëson të flesh në dy shtete njëkohësisht

0

A nuk është intriguese që të flesh në dy shtete njëkohësisht? Padyshim që po!

Parimisht kjo gjë duket e pamundur, megjithatë praktikisht është realizuar mundësia e një aventure të tillë në një hotel në kufi me Francën dhe Zvicrën.

Hoteli i quajtur “Arbez” ndodhet në kufi me dy shtetet e lartpërmendura dhe sapo të hyni brenda mund të kaloni nja njëri shtet në tjetrin brenda sekondave vetëm duke ndërruar hapat.

Media lokale e Zvicrës “Swissinfo” shkruan:

“Pozita e veçantë e këtij hoteli erdhi si ide në vitin 1862, kur qeveria franceze dhe ajo zvicerane nënshkruan një traktat që të modifikojnë kufirin mes tyre duke e bërë më “miqësore” idenë e ndarjes territoriale.”

Gjithçka brenda hotelit ka të bëjë me traditën dhe gjërat karakteristike të dy shteteve në fjalë. Madje, shtretërit e në çdo dhomë kanë nga dy jastëkë, njëri me dizenjon e flamurit francez dhe tjetri me dizenjon e flamurit zviceran.

Çmimi thuhet se fillon nga 122 dollarë nata.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here