Foto/ Itali, përmbytje të mëdha nga reshjet e shiut, 5 të vdekur

0

Të paktën pesë persona kanë vdekur si pasojë e përmbytjeve të mëdha që kanë përfshirë gjithë Italinë, ditën e sotme.

Katër persona nga e njëjta familje janë gjetur të vdekur në një shtëpi të përmbytura në qytet, ku 40cm reshje në katër orë, kanë transformuar rrugët në lumenj duke mbuluar edhe makinat.

E përditshmja Corriere della Sera, tha se mes të vdekurve ishte një vajzë e vogël, prindërit e saj dhe gjyshi.

Një trup i pestë u gjet në një zonë të shkatërruar nga rrëshqitjet e tokës. Tre persona të tjerë janë zhdukur, tha një zjarrfikës.

“Situata është shumë e vështirë,ne frikësohemi për një katastrofë,” tha kryetari i komunës Livorno Filippo Nogarin.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here