Foto/ Ja pasojat e tërmetit në Maqedoni

0
4

Dridhjet e tokës në Shkup dhe në Ohër ishin më të fuqishmet e regjistruara në këto dy javët e fundit në Maqedoni.

Nga qyteti i Ohrit raportohet se dridhjet e tokës kanë vazhduar edhe pas tërmetit prej 5.1 shkallë të regjistruar sot, por me një fuqi shumë më të dobët.

Gjithashtu, raportohet se ka dëme të pakta nëpër shtëpi të vjetra të rajonit të Ohrit. Disa banorë të Ohrit tërmetet i ndërlidhin me praninë e një vullkani afër Ohrit, që nuk është aktiv.

Ndërkaq fotografia tregon pamjen e një supermarketi pas dridhjeve të fuqishme të regjistruara sot në Ohër.

Image

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here