FOTO/ Makina në trafik, qytetarët ‘çlirohen’ e dalin xhiro në grup në rrugë, pamjet nga Tirana pas ‘shtetrrethimit’

0
8

Në një kohë kur lëvizja e mjeteve, por dhe e qytetarëve është kufizuar në fasha orari shumë të limituara, për shkak të masave kundër COVID-19, pamjet që shihni janë pikërisht nga momenti kur ‘thyhet shtetrrethimi.

Fotot që publikon ‘BalkanWeb’, në zona të ndryshme të Tiranës, i ngjajnë pamjeve që jemi mësuar të shohim çdo ditë në kryeqytet, makina që ndalen në trafik e plot njerëz në rrugë. Që prej orës 16:00, kur është dhe fasha e dytë e orarit kur qytetarët lejohen të lëvizin, apo të kthehen nga puna, raportohet se ka pasur fluks lëvizjesh.

Gazetari Osman Stafa në një lidhje telefonike për ‘News24’ deklaroi se në zonën e Pazarit të Ri ka pasur dhe nga ata persona që kanë lëvizur në grup, gjë që tashmë është e ndaluar me rregullore.

Kujtojmë se ditën e sotme, 165 qytetarë janë penalizuar me 10 mijë lekë të reja gjobë, pasi thyhen rregullin, duke dalë në këmbë pas orës 10:00 të paradites.

 

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here