Ekonomisti Vincent Callebaut ka zbuluar fotot e resortit më luksoz ndërtuar nga materialet ekologjike. Nautilus është një eko-resort prej 27.000 metra katrorë i projektuar për Palaëan, Filipine.
Kompleksi do të përfshijë hotele me formë predhash, kulla,apartamente të cilat do të jenë pjesë e një turizmi që nuk e shkatërron mjedisin.
Por jo vetëm kaq sepse ky kompleks do të përfshijë një shkollë fillore, qendër sportive, shkencore dhe kërkimore për udhëtarët që kërkojnë të bashkëpunojnë me shkencëtarë, ekologë dhe që pëlqejnë të kujdesen për mjedisin lokal.
Ky lloj projekti është përcjellë si një ide për të nxitur konceptin e ekoturizmit nëpërmjet materialeve që nuk dëmtojnë mjedisin.
Të gjitha materialet e përdorura në ndërtim do të jenë produkte të biokarburanteve që gjenden tek perimet.
Për energji do të përdoren shtylla teleskopike që prodhojnë energji elektrike nga energjia termike e oqeanit.
Në anën lindore, kompleksi do të ketë 12 “hotele – muze” të ndërtura me beton të ricikluar të cilat do shërbejnë si dhoma për mysafirë të ndryshëm.