Një grimiere profesioniste ka hapur sallonin e saj të bukurisë brenda një aeroplani të vjetër.
Grimierja Amber Scott, 25 vjeç ng Carluke, Lanarkshire, ka shndërruar aeroplanin e prodhuar në vitin 1957 të tipit CV-440 në një sallon bukurie duke shpenzuar 30 mijë funte për rregullimin e tij.
Aeroplani ka hapësirë të mjaftueshme për katër grimiere, dy parukiere dhe dy teknike të pedikyrit.
Aeroplani është blerë nga prindërit e saj dhjetë vite më parë dhe ata mendonin ta shndërronin atë në një bujtinë.
Salloni i bukurisë së Amber quhet Runway Studios dhe në të ardhmen dëshiron të drejtojë klasa për make –up artistët e rinj.
Ky është salloni i parë i bukurisë i zhvendosur në një aeroplan.