(FOTO+VIDEO) Ja si neutralizohet fusha për trajnimin e terroristëve

0
6

Në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”, forcat turke kanë marrë nën kontroll një fushë në perëndim të Afrinit, ku ndodhet edhe kampi për trajnim i organizatës terroriste PYD/PKK.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e rajonit thuhet se në kamp, i cili u xhirua nga ekipi i AA-së, organizata terroriste PYD/PKK trajnonte grupe prej 35 personash. Në kampin në fjalë përveç terroristëve të PYD/PKK-së trajnoheshin edhe terroristët e DEASH-it dhe fëmijët të cilët ishin rekrutuar me forcë.

Në fushë kishte edhe dush-kabina, dhoma fjetjeje, menzë, pista të trajnimit ku terroristët merreshin me sport, tunelë dhe strehimore për t’u mbrojtur nga operacionet e mundshme si dhe tabela në të cilën shkruante emri i kryesuesit të organizatës terroriste. Lecka e varur këtu e organizatës terroriste, u largua nga personeli i TSK, pjesëmarrës të operacionit.

Ndërkohë, vazhdon operacioni “Dega e Ullirit”, i cili nisi më 20 janar 2018 në Afrin nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) për ofrimin e sigurisë dhe stabilitetit në kufijtë dhe në rajon, për të neutralizuar terroristët që i përkasin PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH-it si dhe për të shpëtuar nga shtypja dhe persekutimi popullin mik dhe vëllazëror të rajonit.

Në operacionin e zhvilluar në kuadër të së drejtës së Turqisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes legjitime sipas kartës së OKB-së dhe duke respektuar integritetin territorial të Sirisë, po vazhdojnë të goditen objektivat terroriste.AA

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here