Foto+Video/ Njihuni me aplikacionin që zbulon kancerin pankreatik

0

app-detects-pancreatic-cancer.jpg

Kanceri pankreatik është një nga kanceret më vdekjeprurëse. Zakonisht njerëzit e prekur mund të mbijetojnë 5 deri në 10 vite, kjo për shkak se është tepër e vështirë për ta kapur që nga fazat e tij të para.

Studiuesit në Universitetin e Uashingtonit kanë krijuar një aplikacion të quajtur BiliScreen që mund të zbulojë kancerin e pankreasit në fazat e para.

Ngritja e nivelit të bilirubinës që i bën sytë dhe lëkurën në të verdhë është një nga treguesit e parë të sëmundjes.

Ky aplikacion llogarit sasinë e bilirubinës nëpërmjet një selfie dhe përmes algoritmit të inteligjencës artificiale merret diagnoza.

Bilirubina pordhohet kur mëlçia shkatërron qelizat e vjetra të gjakut dhe e gjitha kjo shkakton verdhëzën.

Aplikacioni ka një rezultat të lartë pasi njerëzit me nivele anormale të bilirubinës ishin identifikuar në mënyrë të suksesshme.

BiliScreen mund të përdoret gjithashtu për të zbuluar përmes verdhëzës hepatitin dhe sindromën e Gilbertit.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here