FOTO+VIDEO/ Shkoi të ndihmojë djemtë e tij, kush është shqiptari i ekzekutuar dje në Athinë (Emri)

0
92

ATHINË

Mediat greke vazhdojnë të shkruajnë detaje, në lidhje me vrasjen e bujshme të një shqiptari dje në Athinë dhe plagosjen e dy djemve të tij.

Mësohet se babai ka dalë përpara djemve dhe është vrarë. Dje, mediat helene raportuan se kanë vdekur dy shqiptarë në atentat në kryeqytetin grek, por sot nënvizojnë se nga ngjarja, ka vetëm 1 viktimë.

Ai është shqiptari Edmond Llangozi, 53 vjeç. Nga ngjarja, janë plagosur dy djemtë e tij dhe ata janë Anxhelo e Mihal Llangozi, 28 dhe 22 vjeç. Autorët kanë qëlluar në drejtim të shqiptarëve në një kafene, kurse kanë plagosur edhe kamerierin.

Në vendngjarje janë gjetur 7 gëzhoja. Fillimisht, u tha se ata u qëlluan nga një makinë në lëvizje, por policia greke nuk ka gjetur ende asnjë automjet.

Të plagosurit po trajtohen në spitalin “Gennimatas”. Policia po përpiqet të identifikojë dhe arrestojë autorët. Ngjarja ishte tronditëse dhe u raportua gjerësisht nga mediat në vendin fqinj.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here