Fruti plot vlera që paralajmëron stinën e ftohtë

0

Related image

Hurmat janë frutat që lajmërojnë fillimin e stinës së ftohtë. Të pranishme në tezgat e frutave nga fundi shtatorit deri në gjysmën e janarit, hurmat janë një burim i fuqishëm vitaminash dhe kripërash minerale.

Ato përmbajnë sasi të mëdha vitaminash C dhe A, madje ekspertët sugjerojnë se mjafton një hurmë në ditë për të marrë gjysmën e sasisë së nevojshme të këtyre dy vitaminave për një person të rritur.

Gjithashtu, hurmat janë të pasura me fibra, shumë të dobishme për stomakun. Vetëm një hurmë përmban 13 për qind të nevojave ditore që ka organizmi për fibra.

Por kujdes duhet të tregojnë ata që janë në dietë. Hurmat përmbajnë shumë kalori, rreth 100 të tilla për 150 gramë peshë. Ato janë një lloj koncentrati sheqeri, për shkak të nivelit të lartë të glukozës, prandaj personat diabetikë duhet të bëjnë kujdes me konsumimin e tyre.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here