Ish-kapiteni i ekipit kombëtar të futbollit Lorik Cana do të mbyllë zyrtarisht karrierën e tij në datën 9 tetor përpara ndeshjes zyrtare eleminatore SHQIPERI-ITALI.
Me këtë rast, FSHF do të organizojë ceremoninë e posacme për mbylljen e karrierës të kapitenit të saj ndër vite, i cili numëron edhe rekordin e pjesëmarrjes me fanellën kuqezi të përfaqësueses, me 93 ndeshje.
Përpara nisjes së takimit, një ceremoni speciale do të realizohet në vlerësim dhe mirënjohje për ish-kapitenin Lorik Cana.