Fuqizim i grave sipërmarrëse, Krifca takim me ambasadorin Bucci

0

TIRANË, 13 tetor /ATSH/ Italia dhe Shqipëria synojnë të forcojnë dhe zgjerojnë bashkëpunimin mes dy vende, në fushën e bujqësisë, qëndrueshmërisë mjedisore dhe nxitjes së grave sipërmarrëse.

Ambasadori i Italisë në vendin tonë Fabrizio Bucci priti sot në Tiranë në një takim pune ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca.

Ambasadori Bucci, i shprehu ministres Krifca, urimet e përzemërta për detyrën e re e të rëndësishme, teksa vuri në dukje gatishmërinë për të bashkëpunuar me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për qëndrueshmërinë mjedisore dhe fuqizimin e grave sipërmarrëse.

Krifca e cilësoi Italinë një nga partneret kryesore në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Përparësitë e Ministrisë parashikojnë një qasje të re ndaj së ardhmes, përqendrim tek qëndrueshmëria mjedisore dhe fuqizimin e grave sipërmarrëse”, tha Krifca.

/a.a/r.e/ata.gov.al

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here