Fuqizimi i gruas, mbështetje financiare dhe integrim në tregun e punës

0

Barazia gjinore dhe fuqizimi i gruas, për më shumë të drejta ekonomike në reduktimin e hendekut gjinor, ishte fokus i takimit të nivelit të lartë të Grupit të Bankës Botërore, ku Shqipëria u përfaqësua nga deputetja dhe ish-ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj.
Në fjalën e saj Denaj theksoi se “barazia gjinore nuk është vetëm beteja e gruas, por e gjithë shoqërisë”.
“Në këtë takim, ndava me pjesëmarrësit nismat e rëndësishme që ka ndërmarrë qeveria në mbështetje të gruas”, tha Denaj.
Denaj bëri të ditur se, “Strategjia Kombëtare për Barazinë Gjinore 2021-2030, një komponent i rëndësishëm në luftën kundër dhunës gjinore, parashikon mbulimin me fonde buxhetore të 50.5 % për zbatimin e saj. Këto plane përfshijnë masa në mbështetje të viktimave të dhunës dhe trafikimit dhe grupeve të tjera të pafavorizuara të grave”.
Sipas saj, kuadri mbrojtës ligjor po bëhet gjithnjë e më i fortë, çka tregon angazhimin serioz të institucioneve, veçanërisht Kuvendit dhe Qeverisë si institucione që kanë përfaqësim të lartë të gruas (12 në qeveri dhe 39 në parlament).
Denaj theksoi se, sfida të reja na presin, veçanërisht në këtë realitet të ri për ta bërë gruan më të pavarur dhe më të fortë në rolin që ajo duhet të ketë në shoqëri.
“43 programe buxhetore me bazë gjinore, që zënë 9 % e totalit të buxhetit të shtetit.
Mbështetje më e madhe financiare për pushtetin vendor për ofrimin e shërbimeve për gratë viktima të dhunës. Gjithashtu hartimi i ligjit për Ndërmarrjet Sociale ka ndihmuar për të integruar në sipërmarrje dhe në tregun e punës grupe të pafavorizuara”, tha Denaj.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here