Fushata kundër azilkërkimit/Zv.ministrja e Brendshme në Rinas: Zero shanse për ta përfituar

0

Image may contain: 4 people, people standing, shoes and indoor

Zv/ministrja e Brendshme Rovena Voda u njoh nga afër me punën e Policisë Kufitare në aeroportin ‘Nënë Tereza’ dhe masat për parandalimin e fenomenit të azilkërkimit. Vetëm gjatë një muaji u është refuzuar 177 shtetasve shqiptarë udhëtimi në zonën Shengen, pasi nuk plotësonin kushtet. Për të sensibilizuar qytetarët janë shpërndarë fletë-palosje.

‘’Jemi në aeroportin e Rinasit, një nga pikat kufitare në Republikën e Shqipërisë, ku janë lëvizjet më të mëdha të shtetasve shqiptarë, por edhe atyre të huaj. Kemi ardhur këtu për të shpërndarë disa postera dhe fletëpalosje me një mesazh shumë të qartë për të gjithë, për të mos abuzuar me të drejtën e lëvizjes së lirë.

Mjafton të kujtojmë që vetëm brenda një muaji ne kemi patur 177 shtetas shqiptarë të kthyer, të cilët nuk kanë plotësuar kriteret e lëvizjes së lirë në vendet Shengen, sigurisht kosto edhe për këta qytetarë, por njëkohësisht edhe abuzim me të drejtën e lëvizjes së lirë’’, tha Voda.

Zv/ministrja u bëri edhe një herë thirrje qytetarëve të mos shkelin rregullat e lëvizjes së lirë pasi shanset për të përfituar azil janë zero.

“Sot nëpërmjet shpërndarjes edhe të këtyre fletëpalosjeve që do t’u vihen në dispozicion të gjithë udhëtarëve shqiptarë, kërkojmë që t’i ndërgjegjësojmë ata që të plotësojnë me përpikëri kriteret e lëvizjes së lirë në të gjitha vendet e Bashkimit Europian; në mënyrë që Shqipëria të mos ndjehet e rrezikuar nga fenomeni i azilkërkimit, i cili është ngritur si një shqetësim nga disa prej vendeve të BE-së.

Por të jemi sa më të rregullt, sa më strikt dhe mjafton të rikujtojmë dhe një herë faktin që Shqipëria është një vend i origjinës së sigurt. Dhe sigurisht është një vend me shumë shanse dhe mundësi për të gjithë qytetarët shqiptarë’’, shtoi ndër të tjera ajo.

Fushata e Ministrisë së Brendshme për sensibizilimin e qytetarëve do të vijojë të gjitha pikat kufitare.

Image may contain: 1 person, smiling, stripes and indoor

No automatic alt text available.

Image may contain: one or more people and text

 

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here