Futbollisti anglez dënohet nga gjykata

0

Futbollisti anglez Wayne Rooney është shpallur fajtor nga Gjykata e Stockport për drejtim të automjetit në gjendje të dehur.

Ish-kapiteni i Anglisë dhe futbollisti i Everton është dënuar 100 orë shërbim në komunitet dhe i është hequr patenta për dy vjet.

31-vjeçari u ndalua nga policia rreth orës 02:00 të mëngjesit më 1 Shtator duke drejtuar makinën i dehur. Policia konfirmoi në gjykatë se Rooney kishte në gjak 104 miligramë alkool, pothuajse sa trefishi i kufirit të lejuar prej 35 mg.

Vendimi i gjykatës nuk është dënimi i vetëm. Avokati i Rooney konfirmoi gjithashtu se klienti i tij mund të gjobitet edhe nga skuadra Everton, me mosdhënien e pagës për dy javë, një shifër që përllogaritet 300 mijë Paund.

Pas vendimit gjyqësor, Wayne Rooney bëri një deklaratë duke thënë se e pranon dënimin dhe u kërkoi falje tifozëve për veprimet e tij.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here