Gazetarja italiane shpërthen super bombën: Ja nga cili shtet rrezikohet Italia

0
1

Gazetarja: Flavia Provenzani

Bashkë me MES (Il Meccanismo europeo di stabilità – Mekanizmi Europian i Stabilizimit) Italia merr një hua të madhe, mirëpo çdo gjë ka nje çmim. Ky është plani i Gjermanisë për të zhytur Italinë duke përfituar nga coronavirus.

Nuk është e vështirë të parashikosh planin e Gjermanisë për të përmbytur përfundimisht Italinë, e cila prej shumë kohësh është e fundit e klasës në Bashkimin Europian.

Duke qenë se Italia është e përgjunjuar nga situata e coronavirusit, Kryeministri Conte kërkon aktivizimin e MES, një plan ky imponent i QE-së (Lehtësim sasior- Quantitative Easing) me një vlerë prej 750 miliard euro pas lëshimit të bazukës së BCE (Banka e Komunitetit Europian).

Megjithëkëtë, Mekanizmi Europian i Stabilizimit (MES) mund të jete ai kali i Trojës që i jep mundësi gjermanëve të nxjerrë përfundimisht Italinë jashtë loje. Duke lënë mënjanë faktin që kërkesat e Italisë bien në kundërshti me rregullin e MES, e sigurisht, megjithëse rregullat mund të ndryshohen, nuk ka kohë për këtë, është shumë e rëndësishme të kuptojmë projektin e Merkel dhe të bashkëpunëtorëve të saj per t’i bërë Italisë stërkëmbësin përfundimtar.

MES-i për Italinë është veçse një kurth i gjermanëve

MES-i në kushte normale nënkupton dhënien hua ndaj shteteve në vështirësi në këmbim të një serie të gjatë kushtesh.

Është zyrtarisht i ndarë nga BE-ja dhe ndërhyn nëpërmjet dy linjave të mundshme kredie:

  • PCCL (linjë kredie e kushtëzuar paraprakisht): Kjo linjë i dedikohet anëtarëve që mund të premtojnë një ekonomi dhe gjendje financiare të qëndrueshme, që vlerësohet në bazë të gjashtë kritereve të pranueshmërisë që cilësohen para dhënies së kredisë;
  • ECCL (linjë kredie që ka si subjekt kushte të përforcuar): Kjo linjë iu dedikohet anëtarëve me gjendje konstante dhe të qëndrueshme, mirëpo që nuk mund të respektojnë gjashtë kushtet e pranueshmërisë që parashikohen për marrjen e PCCL. Në këmbim të huasë, domethënë, shteti anëtar merr përsipër të plotësojë një seri masash korrigjuese (shtimin e taksave, shkurtime nga shpenzimet publike dhe veprime të ngjashme) për të garantuar shlyrjen e huasë për të cilën është nënshkruar marrëveshje me vetë MES-in.

Kjo është pika e rëndësishme: Në rastin italian të marrësh përsipër një hua me kushte të përforcuar (ECCL) nga MES-i, mund të bëhet shkas për aktivizimin e OMT-së (Outright monetary transactions) ose e thënë në italisht “Transaksionet e huaja monetare”, program ky që parashikon blerjen e BTP-së (I Buoni del Tesoro Poliennali) në një përiudhë afatshkurtër (me një skadencë nga 1-3 vite), drejtpërdrejt nga BCE (Banca Centrale Europea- Banka Qendrore Europiane), sipas vetëgjykimit të saj si në aspekt të termave të sasisë, ashtu edhe të termave të nisjes e kohëzgjatjes së këtij operazioni që, natyrisht, realizohet nën kushtet e parashikuara për hyrjen në MES.

Por edhe QE-ja (Quantitative Easing – Lehtësimi Sasior) në vetë BCE-në (Bankën Qendrore Europiane), parashikon blerjen e titujve të shtetit. Pse gjermanët duan që ne të veprojmë, për më tepër, të veprojmë nëpërmjet MES-it? Këtu fshihet plani gjerman për ti dhënë Italisë goditjen përfundimtare.

Plani i Gjermanisë për të nxjerrë Italinë përfundimisht jashtë loje

Nëpërmjet Mekanizmit Europian të Stabilitetit do të jenë prezente kushte shumë të ashpër kundrejt BCE-së për procedurën e blerjeve të shtetit italian, kushte që në brendësi të Quantitative Easing nuk përkojnë tjetër veçse nëse procedohen në një rrugë praktikisht të pakushtëzuar.

Kjo do të thotë se Italia, për të marrë ndihmat e nevojshme, duhet t’i nënshtrohet tiranisë së MES-it dhe një plani të rreptë imponues. Një skenar ky që gjermanët e ëndërrojnë prej kohësh: Dihet tashmë se Gjermania, si motori i Europës, nuk i sheh me sy të mirë shtete si Italia, shtete që nuk arrijnë të respektojnë rregulla të imponuar nga BE-dhe dhe që kërkojnë vazhdimisht përjashtime (shtyrje afatesh), kryesisht për faktin e borxhit publik shumë të lartë dhe që mund të kontrollohet në nivel të paktë. Një borxh publik ky borxhi italian që sjell rreziqë të cilët Gjermania nuk do t’i ndajë. Ka prej pesë vitesh që Gjermania arrin të shmangë normativin në lidhje me Kompaktin Fiskal, kompakt ky i cili parashikon reduktimin e kësteve të borxhit publik/PIL për më shumë se mbi limitin prej 60% në më e pakta 20% në vit. MES-i mund të detyrojë më në fund Italinë të jetë besnike ndaj rregullave europiane, me të gjithë pasojat e rastit (një rreptësi që në rastin e fundit të Greqisë nuk i intereson aspak).

Për këtë arsye vendosja e kushteve të ashpra për hyrjen e ndihmave finanziare në Itali do e lumturonte pa masë Merkelin. Tregjet e kanë demonstruar tashmë në seksionet e ditëve të shkuara se sa i tremben një skenari të tillë, nuk dihet nëse do të kenë gjithashtu kurajon për të vepruar e për të shtrënguar lakun në qafën e vendit tonë.

Në një konfirmit të bërë nga presidenti i IFO (Qendër Studimore Ekonomike në Gjermani), Clemens Fuest, në një intervistë ekskluzive nga AGI, ky i fundit thotë se dëshiron dhe uron të bëhet aktivizimi i MES-it sepse “në këtë mënyrë Banka Qendrore Europiane mund të vërë në funksion programin OMT” – mekanizëm të cilin e shpjeguam më sipër – sigurisht në masën në të cilën pjesëmarrësit respektojnë kushtet e këtij programi.” Dhe shton, “Do të duhej që më pas të ballafaqohemi me brendinë e këtyre kushteve.”

sigurisht ne masen ne te cilen pjesmarresit respektojne kondizionet e ketij programi. Ai shton: “ do ishte mire ballafaqimi mbi permbajtejen e ketyre konditave”.

MES = kushte. Kushte = Një litar në fyt të Italisë që e mban në dorë Gjermania dhe burokratët europianë.

Bazuka e BCE-së është vetëm një mënyrë ndryshe për të fituar kohë

Është e qartë që Gjermania nuk do të ishte dakord me hedhjen në treg më së fundmi të 750 mld eurosh nga Banka Qendrore Europiane, mirëpo Lagarde, e shtyrë nga Italia, Franca dhe Spanja, nuk ka mundur të veprojë ndryshe. Sipas përllogaritjeve Banka Qendrore Europiane mund të blejë për rreth 130-150 mld euro titujt e shtetit italian duke nisur që nga tani e deri në dhjetor (dhe në portofol i mbeten tashmë 400 mld.) Një ekspozim i frikshëm në sytë e Gjermanisë, një pikë e pakthyeshme që, kushedi, mund të hedhë në erë përfundimisht projektin europian.

Shqipëroi: Sonila Kulla

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here