Gazheli: Rritja e fluksit të pasagjerëve, shton angazhimin e strukturave doganore në Rinas

0

Rritja e fluksit të pasagjerëve në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas, ka shtuar angazhimin e strukturave doganore.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, zhvilloi një vizitë pune në Degën Doganore të Rinasit, ku diskutoi nga afër masat e marra nga strukturat doganore, nisur nga rritja e intensitetit të udhëtarëve në pritje të ndeshjes më 25 maj, të Finale UEFA Conference League.

“Nisur nga intensiteti në pritje për ndeshjen me datës 25 maj, kemi marrë masa shtesë për të qenë në gatishmëri, në 24/7, me cilësi dhe shërbim korrekt në pritje/përcjellje të tifozerive të skuadrave finaliste”, u shpreh Gazheli në takimin me stafin doganor në Rinas.

Sipas Gazhelit, plani i masave të ndërmarra nga strukturat doganore është në koordinim të plotë me të gjithë agjencitë ligjzbatuese, që operojnë në Aeroportin “Nënë Tereza”, për mbarëvajtjen e këtij eventi të rëndësishëm.

Finalja “Roma”-“Feynord” e UEFA Europa Conference League do të zhvillohet në 25 maj stadiumin “Air Albania”./ATSH

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here