Gjenerali amerikan i jep një medalje! Kryeministri: Do ia jap Zahos

0
22

Ditën e sotme në Portin e Durrësit u zhvillua një ceremoni në kuadër të nisjes së stërvitjes ushtarake “Defender Europe 21”.

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga disa ministra të kabinetit të tij, ambasadorja Yuri Kim dhe gjenerali amerikan Tod Wolters kanë bërë një udhëtim me anijen ushtarake të Rojes Bregdetare shqiptare.

Gjatë udhëtimit Kryeministri ka shkëmbyer me gjeneralin Wolters dhurata duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e SHBA-së ndaj Shqipërisë.  Rama i ka dhuruar gjeneralit një suvenir dhe një karikaturë. Ndërsa Wolters tha: “Faleminderit zoti Kryeministër kjo është shumë e veçantë”.

Në këmbim gjenerali amerikan i dhuroi kreut të qeverisë një medalje. Rama u shpreh i lumtur për këtë dhuratë dhe tha se do t’ia japë djalit të tij, Zahos. “Do ja jap djalit. Ai ka një vend të veçantë ku i fut këto”-tha Rama.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here