Gjumi në fundjavë është i lidhur me rrezikun e sëmundjeve të zemrës, paralajmërojnë studiuesit.
Kur dikush flen dhe zgjohet vonë gjatë fundjavës në krahasim me zgjimin normal të ditëve të javës ka gjasa të preket 11% më shumë nga sëmundjet e zemrës.
Gjithashtu gjumi i tepërt në fundjavë shkakton një gjendje të keqe, përgjumje, lodhje dhe një shëndet të dobët.
“Një gjumë i rregullt varet nga kohëzgjatja e gjumit i cili luan një rol tepër të rëndësishëm për shëndetin tonë”, tha autori i kërkimit Sierra B. Forbush.
Rekomandohet se të rriturit duhet të flenë 7 orë gjumë për një shëndet optimal.
Në studim morën pjesë 984 persona nga mosha 22 deri në 60 vjeç.
Studimi është botuar në revistën Sleep.