Gjykata merr vendimin për vajzën që nxori në pritë Hekuran Billën

0
49

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj 26-vjeçares Adjola Lakra, e cila dyshohet se ka nxjerrë në pritë Hekuran Billën.

Mësohet se 26-vjeçar ka qenë e lidhur me Sebastjan Malin, i cili gjithashtu është arrestuar për ekzekutimin e biznesmenit.

Lakra jetonte në pallatin, në katin e parë të të cilit Mali kishte lokalin dhe nëna e tij parukerinë, ku dhe është njohur me Malin, duke krijuar një lidhje intime me të.

Abcnews.al mëson se në dëshminë e dhënë, Lakra është shprehur se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe nuk ka pranuar të jetë paguar për të nxjerrë në pritë Billën.

“Unë kam qenë e lidhur me Sebastian Malin pasi jetoja ne të njëjtin pallat ku e ëma e tij kishte parkukerinë. Jemi lidhur, por më pas jemi ndare, fillimisht më ka bërë Billa ftesë ne Instagram kemi folur dhe jemi lidhur, ne gjithmonë takoheshim në të njëjtin vend pasi Hekurani nuk lëvizte”.

Billa dhe Lakra janë takuar në zonën e Komunës së Parisit dhe kanë vijuar të takoheshin rregullisht.

Gjithashtu 26-vjeçarja i ka treguar grupit të hetimit të gjitha vendet ku ka shkuar me Sebastian Malin gjatë kohës kur ishin të lidhur bashkë, duke ndihmuar grupin e hetimit për të gjetur prova të reja që vërtetojnë përfshirjen e Malit dhe Viktor Markut.

Edhe natën e ngjarjes, ajo e ka telefonuar dhe janë takuar, por 26-vjeçarja ka deklaruar se nuk kishte dijeni që vëzhgohej nga VIktor Marku dhe Sebastjan Mali, të cilët akuzohen si ekzekutorët e Billës.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here