Google Maps, Gmail dhe Youtube së shpejti do të bllokohen në miliona telefona

0

Google ka konfirmuar se së shpejti do të bllokojë qasjen e shërbimeve të tij më të njohura në telefonat inteligjentë të vjetër.

Titani i teknologjisë amerikane po heq mbështetjen për Google Maps, YouTube, Gmail dhe aplikacione të tjera nga një pjesë e vogël e pajisjeve Android këtë muaj.

Miliona njerëz nuk do të kenë më mundësinë të hyjnë në llogaritë e tyre nëse nuk kanë një version të ri të telefonit.

Google njoftoi afatin në një postim të shkurtër në faqen e tij të internetit.

Titani i teknologjisë tha se planifikon të bllokojë përdoruesit që të mos identifikohen me llogarinë e tyre të Google në pajisjet që përdorin Android 2.3 nga 27 shtatori.

Google tha se po tërheq mbështetjen për platformën “si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për t’i mbajtur përdoruesit të sigurt”.

Gjiganti i kërkimit në Kaliforni heq rregullisht mbështetjen për versionet e vjetruara të softuerit Android ndërsa lëshon të reja. Kjo për shkak se versionet e vjetra të sistemeve operative janë shumë më të prekshme nga gabimet dhe hakerat./ CNA.al

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here