Google prezanton syzet që përkthejnë në kohë reale

0

Google ka prezantuar një prototip të syzeve inteligjente që mund të përkthejë gjuhët në kohë reale.

CEO i Big S, Sundar Pichai prezantoi prototipin e syzeve në samitin e Google.

“Duke i mbajtur këto syze ju do të kuptoni se çfarë thotë një person tjetër thjesht duke lexuar titrat që dalin tek syzet, ndërkohë që ai po flet”, ka thënë Pichai.

Megjithatë, produkti nuk ka akoma një emër dhe as nuk dihet nëse do të dalë ndonjëherë në treg.

Kompania nisi të prodhonte syze inteligjente një dekadë më parë, mirëpo sasia e pakët që solli dhe çmime të larta si dhe mungesa e privatësisë për përdoruesin nuk i dha kompanisë një vlerësim të mirë për produktin.

Megjithatë, Google duket se dëshiron investojë ende në fushën e syzeve pasi në 2020 bleu kompaninë “North”, që prodhon syze inteligjente.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here