Greqia konfirmon vdekjen e parë nga koronavirusi

0
5

Greqia të enjten konfirmon vdekjen e parë nga koronavirusi.

Viktima i moshës 66-vjeçare ishte shtruar në spital dhe kishte gjendje të përkeqësuar shëndetësore, raportoi e përditshmja greke “Ekathimerini”.

Numri i rasteve të prekur nga koronavirusi në Greqi u rrit në 99 të mërkurën pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli “pandemi globale”.

Më shumë se 4600 njerëz kanë vdekur nga virusi, me mbi 125,000 raste të konfirmuara në 114 vende, sipas OBSH-së.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here