Greqia tronditet nga përgjimet. Jep dorëheqjen shefi i shërbimit sekret grek dhe ndihmësi i Mitsotakisit

0

Athinë- Opinioni grek është tronditur nga një skandal përgjimesh.

Për pasojë Shefi i Shërbimit Sekret Kombëtar, Panagiotis Kontoleon, i duhej të jepte dorëheqjen.

Ai akuzohet se ka përgjuar celularin e gazetarit të CNN Greece. Në detyrën e tij vjen sekretari i Ministrisë së Jashtëm Themistoklis Demiris.

Sipas mediave vendase, mësohet se largimi i Kontoleon vjen paralel me largimin e ndihmësit të afërt të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, Grigoris Dimitriadis, për të cilin u tha se largohet “për shkak të klimës toksike” të krijuar rreth tij.

Dorëheqja e dy prej njerëzve më të besuar të kryemimistrit grek Mitsotakis, ka ardhur si pasojë e përfshirjes së tyre në një skandal përgjimi të publikuar fillimisht prej partisë opozitare PASOK, dhe në vazhdim edhe prej një gazete kritike ndaj qeverisë, sipas së cilës ishte përgjuar telefoni i një gazetari të saj.

Qeveria ka hedhur poshtë megjithatë se largimet lidhen me përgjimin e gazetarit të CNN dhe kreut të PASOK-ut, Nikos Androulakis.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here