Greqia vendos blloqe betoni në pikën kufitare Kastanies

0
3

Greqia ka vendosur blloqe betoni në pikën kufitare Kastanies për të penguar kalimin e refugjatëve.

Refugjatët e ardhur në qytetin Edirne të cilët duan të kalojnë në Evropë, vazhdojnë pritjen e tyre në zonën e ndërmjetme mes pikave kufitare Pazarkule-Kastanies dhe në territorin me pemë në afërsi të saj.

Blloqet e betonit në lartësi prej 1.5 metra u transportuan me kamionë në pikën kufitare Kastanies nga Greqia dhe u vendosën me eskavatorë në hyrje të pikës kufitare.

Ndërkohë forcat greke të sigurisë gjatë kësaj hipën mbi blloqe dhe vendosën drejtpërdrejt në objektiv me bomba gazi refugjatët që u afruan pranë hyrjes.

Refugjatët u larguan nga zona e ndërmjetme si pasojë e efektit të gazit lotjsellës.

Bëhet e ditur se 3 kapsula gazi të hedhura nga njësitet kufitare greke ranë në oborrin e postës së xhandarmërisë brenda pikës kufitare turke Pazarkule.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here