Një grua kineze e njohur si zonja Yeah është bërë tepër e famshme për videot e saj teksa gatuan pulë në zyrë.
Për të, kjo nuk është diçka jonormale pasi një grua që punon e ka të gjithë ditën e saj të zënë duke mos i mbetur kohë për veten dhe për të gatuar.
Regjistrimi i videos ka ndodhur në Chengdu në Kinë teksa tregohet sesi gruja i pret perimet përmes një karte krediti dhe krijon zjarr me qymyr në një vazo të bimëve.
Të gjithë u shprehën se video është një mashtrim, por nuk rezultoi e tillë pasi ajo pasi gatuan provon shijen e pulës së gatuar.
Videot e saj janë vërtetë të habitshme dhe kanë arritur 200 milionë shikime në faqet e mediave kineze si Weibo.
Ajo është pyetur sesi e lejojnë të gatuajë në zyrë, pikërisht aty ku mjedisi është tepër zyrtar për të bërë gjëra të tilla, por ajo ka thënë se ka një shef tepër tolerant.