Guidolin: Ja pse e refuzova Shqipërinë

0
4

Françesko Guidolin ishte një nga kandidatët e mundshëm për të marrë stolin e Kombëtares së Shqipërisë. Bashkë me Edi Rejan dhe Alberto Xakeronin, Guidolin ishte një nga emrat më të përfolur për stolin kuqezi, ndërsa ka qenë vetë 63-vjeçari që ka rrëfyer bisedimet e tij me kreun e FSHF-së, Armand Dukën, duke vlerësuar në maksimum këtë të fundit.

“Shumë persona më kanë telefonuar dhe më kanë kërkuar shumë klube nga Seria A dhe disa Kombëtare të mira për të fituar si Kina e Arabia Saudite. Nuk është se i mohoj të gjithë por dua ta mbyll karrierën mirë pasi kam 600 ndeshje në Seria A dhe një CV shumë të respektuar nga të gjithë. Po pres për diçka që më stimulon”.

“Dua të bëj diçka që e kam bërë shumë pak ose që nuk e kam bërë ende si për shembull një klub jashtë ose një Kombëtare. Shqipëria zgjodhi Rejën dhe jam i lumtur, sepse e meriton që të bëjë sa më mirë. Po, e vërtetë që më kërkuan edhe mua dhe u treguan shumë zotërinj dhe të sjellshëm. Sidomos presidenti Duka, por preferova të prisja për të parë se si do të zhvillohej situata në këtë fazë të sezonit”, u shpreh Guidolin./bw

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here