Gylen përfiton përmes shkollave në SHBA miliona dollarë në mënyrë të paligjshme

0

"Përmes shkollave Gyleni përfiton miliona dollarë në mënyrë të paligjshme në SHBA"

Pronari i kompanisë ndërkombëtare për çështje juridike, Amsterdam&Partners, Robert Amsterdam, i cili merret me hetime të aktiviteteve të organizatës terroriste FETO në botë, ka publikuar një shpallje në të përditshmen “New York Times” në të cilën ai ka shpalosur përfitimin e paligjshëm të parave përmes shkollave të paligjshme të Gylenit. 

Amsterdami, i cili është autor i librit “Perandoria e mashtrimit: Hetim për rrjetin e shkollave të Gylenit”, lëshoi një reklamë në gazetën amerikane New York Times me titull “Në shkollat çarter nuk ka vend për sekrete”.

Njoftimi thotë se Fetullah Gylen arrin në mënyrë të paligjshme miliona dollarë nëpërmjet institucioneve arsimore të tij në rajonin e Amerikës dhe se këtë e paguajnë studentët amerikanë.

Në shpallje është dhënë edhe web adresa “empirefdeceit.com”, që është një link dixhital i librit të Amsterdamit në të cilin ai tematizon shkollat e Gylenit.

Më herët në një konferencë për mediat, duke folur për librin e tij Amsterdam tha se organizata terroriste FETO, e kryesuar nga Gylen, fitoi 243 milionë dollarë të paligjshëm nëpërmjet institucioneve të saj arsimore në SHBA.

Në libër thuhet se SHBA-të kanë dhënë viza pune “H-1B”, për 6.504 mësimdhënës anëtarë të FETO-s por që nuk kanë kualifikimet e duhura për punë në procesin arsimor në SHBA.

Theksohet se në 27 shtete federale amerikane, përfshirë Washingtonin veprojnë 199 shkolla që lidhen me FETO-n në të cilat mësojnë 81 mijë nxënës.(AA)

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here