Haradinaj nis punën si kryeministër, takimin e parë e zhvillon me ambasadorin e SHBA

0

Ramush Haradinaj, ka marrë zyrtarisht drejtimin e qeverisë së Kosovës pasi ka pranuar detyrën e re në një ceremoni solemne nga ish- kryeministri Isa Mustafa.

Mustafa me këtë rast i ka dorëzuar një përmbledhje të punës, të cilën kabineti i tij e ka përfunduar gjatë kohës sa ishte në këtë detyrë.

Haradinaj është zgjedhur kryeministër me 61 vota gati tre muaj pas zgjedhjeve të 11 qershorit.

Kjo qeveri numëron gjithsej 21 ministri.

Menjëherë pas marrjes së postit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me ambasadorin amerikan Greg Delawie.

Delawie, me këtë rast ka falënderuar kryeministrin, e Haradinaj ka shprehur mirënjohje për përkrahjen e SHBA-së në proceset e Kosovës, si dhe ka kërkuar për përkrahje edhe në vazhdim. 

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here