Historia e shtëpisë së modës dhe çantave të famshme Dior

0

Dior u krijua më 1946-ën në Paris, konkretisht në Avenue Montaigne. Një vit më vonë u bë debutimi i “look-ut të ri” të shtëpisë së famshme, duke bërë hapin e parë drejt historisë. I njohur si “Corelle”, linja e veshjeve prezantuar nga Dior bëri revolucion në modën e pas luftës.

Deri në 1950-ën, Dior kishte krijuar gjithçka që lidhet me bukurinë. Duke nisur nga parfumi “Miss Dior” në nder të motrës së krijuesit, Christian Dior, e më tej në 1953-shin me linjën e këpucëve elegante.

Krijimi i kultit të krijimit të çantave Dior ka nisur pas 1957-ës, kur marka u mor në dorë nga Marc Bohan, pas vdekjes së papritur nga një atak në zemër i Monsieur Dior (Christian Dior). Në 1967-ën, Bohan krijoi dizajnin e famshëm të logos së Dior dhe në 1969-ën bota pa për herë të parë çantën e krijuar nga marka me këtë dizajn specifik.

Por asnjë çantë Dior nuk do ishte bërë kaq ikonike nëse nuk do ishte për Lady Diana-n, e cila u quajt shpesh nga mediat si Miss Dior. Shtëpia e modës madje e quajti një prej çantave “Lady Dior” në nder të Princeshës.

The Lady Dior u krijua krejt rastësisht. Në 1995-ën, Bernadette Chira, gruaja e presidentit të Francës, Jacques Chirac, i kërkoi shtëpisë së modës Dior që të krijonte një çantë si dhuratë nga ana e saj për Princeshë Dianën. Ata krijuan çantën e famshme me lëkurë të pastër, në formën e një kutie për t’iu përshtatur elegancës së Lady Diana-s. Çantës ju shtuan edhe detajet në gold dhe kështu u krijua Lady Dior. Kur Diana u shfaq me të në disa takime zyrtare, gratë nga e gjithë bota e komentuan pafund dhe kompania prodhoi në vazhdimësi të tjera në përmasa dhe dizajne të ndryshme.

The Saddle Bag u krijua më 1999-ën nga John Galliano si pjesë e koleksionit “Ready to wear”. Çanta u bë shumë e famshme menjëherë për shkak të formës së pazakontë dhe promovimit nga emra si Carrie Bradshaw dhe Paris Hilton dhe Nicole Richie.

The Book Tote u lançua në 2018-ën dhe u bë shumë e famshme sepse është çantë e përshtatshme për pushime. Promovimi erdhi në mënyrë të menjëhershëm nga personazhe të njohur dhe influencer apo blogger. Por a e dinit se zanafilla e kësaj çante ka qenë shumë e hershme? Edhe pse u prodhua dekada më vonë, shtëpia e modës ka deklaruar se krijimi i saj u nxit nga një skeç i Bohan realizuar në 1967-ën.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here