Holanda ratifikon Protokollin për pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

0
2

Senati i Holandës ka ratifikuar Protokollin për pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Ratifikimi i Protokollit nga Holanda u konfirmua nga ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov.

“Senati holandez këtë pasdite ratifikoi Protokollin për pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO”, shkroi Dimitrov në rrjetin social Facebook.

Nga 29 vendet anëtare të NATO-s, Protokolli për pranimin e Maqedonisë së Veriut në aleancë mbetet të ratifikohet nga Spanja dhe Franca.

Që Maqedonia e Veriut të bëhet vend anëtar i plotë i NATO-s, Protokolli i pranimit duhet të ratifikohet në parlamentet e të gjitha vendeve anëtare të NATO-s.

Kujtojmë se vendet anëtare të NATO-s nënshkruan Protokollin për pranimin e Maqedonisë së Veriut në këtë aleancë më 6 shkurt të këtij viti./AA

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here