Humbën jetën babë e bir, Berisha vizitë ngushëllimi në familjen Rushaj

0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shkuar për vizitë ngushëllimi në familjen Rushaj në Malësinë e Madhe, ku babë e bir ndërruan jetë pasi automjeti me të cilin udhëtuan e mori rrjedha e përroit.

Për shkak të rrymës së madhe, ata nuk kanë mundur të dalin duke humbur kështu jetën tragjikisht. Në makinë me ta ishte edhe vajza e Pjetër Rushajt e cila arriti të shpëtojë,pasi u ndihmua nga një banor i zonës.

Policia bëri me dije më herët se trupat e Pjetër dhe Jason Rushajt janë gjetur në Bogë, pas 16 orësh kërkime intensive nga polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësisë së Madhe.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here