I gjenden granata luftarake me ndezës të montuar në banesë, arrestohet 52-vjeçari në Lezhë

0

Policia e Lezhës ka arrestuar një 52-vjeçar pasi i janë gjetur në banesë dy granata luftarake. Sipas burimeve zyrtare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që mbajnë sende të kundraligjshme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, në fshatin Kallmet, Lezhë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit A.K.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dy granata luftarake me ndezës të montuar.
Në përfundim të veprimeve, specialistët bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit” të shtetasit A.K., 52 vjeç, banues në fshatin Kallmet, Lezhë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Lezhë për veprime të mëtejshme.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here