I gjetën armë, fishekë, thikë dhe shkop bejzbolli në banesë, vihet në pranga 23-vjeçari në Tiranë

0

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 23-vjeçar pasi është kapur me armë zjarri dhe fishekë luftarak, të cilat i posedonte pa leje.

I arrestuari Mario Gurrica, po qarkullonte me automjetin e tij kur u ndalua nga policia, ndërsa i ushtruan kontroll fizik dhe në automjet. Në vijim të kontrollit, në banesën e tij, Policia gjeti një armë zjarri pistoletë, fishekë luftarak, një pistoletë zhurmuese, fishekë zhurmues, një thikë, një shkop bejzbolli, një kuti metalike me një sasi saçmash për armë sportive dhe një maskë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin me të cilin udhëtonte 23-vjeçri.

Metarialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here