I riu shantazh me fotot 17-vjeçares: Më jep 7 mijë euro ose i publikova

0

foto-intime

Një 18-vjeçar u arrestua nga Policia e Lezhës, pasi ka kërcënuar një shtetase për t’i dhënë 7000 Euro. Siç mëson “Panorama”, ai ka shantazhuar me anë të mesazheve telefonike një shtetase të mitur 17 vjeçare, për ti marrë shumën prej 7000 Euro-ve duke e shantazhuar se do t’i publikonte në rrjete sociale fotografi intime.

NJOFTIMI I POLICISE:

Me datë 17.09.2017, nga Seksioni kundër krimeve ndaj pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas një pune të mirëorganizuar hetimore dhe profesionale, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Kristian N. , 18 vjeç, banues në Lezhë

Ky shtetas dyshohet se ka kanosur me anë të mesazheve telefonike një shtetase të mitur 17 vjeçare, për ti marrë shumën prej 7000 Euro-ve duke e shantazhuar se do t’i publikonte në rrjete sociale fotografi intime.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprën penale ” Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë ” parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here