I veshur me xhup dhe mbi biçikletë, kamerat filmuan xhiron e fundit të 8-vjeçarit

0

Një kamera sigurie ka filmuar momentin e fundit kur 8-vjeçari, Mateo Vasia, po lëvizte me biçikletë në lagjen e tij.

Ashtu siç mund të shihni edhe në pamjet e mëposhtme, i mituri kapet nga kamerat, kur kalon para një banese, me biçikletë.

Ai mbante të veshur një xhup të kuq dhe shfaqet teksa ecte shpejt, duke shkuar drejt dyqanit.

Dyshohet se ka qenë autori i krimit, 38-vjeçari, Klodian Çalamani, ai që ia ka dhënë 8-vjeçarit biçikletën e tij. Këto janë momentet e fundit që filmuan Mateon të gjallë.

Më herët, Policia e Fierit ka zbardhur edhe dinamikën e plotë të ngjarjes makabre të ndodhur ditën e djeshme në Fier, ku Klodian Çalamani rrëmbeu dhe vrau një fëmijë të mitur 8-vjeçar.

Sipas policisë ka qenë nëna që ka denoncuar humbjen e djalit të saj rreth orës 15:30. Menjëherë më pas autoritetet kanë filluar kërkimin për gjetjen e djalit të mitur.

Mbi bazën e vlerësimit të provave, pas kontrollit në ambientet e banesës së shtetasit Klodian Çalamani, është bërë e mundur gjetja e trupit të pajetë të fëmijës së dyshuar i humbur, i mbuluar me baltë në oborrin e banesës së këtij shtetasi.

Çalamani dyshohet se e ka goditur me send të fortë (kazmë) në kokë, fëmijën e mitur dhe më pas e ka groposur atë në oborrin e banesës së tij.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here